Ja kë e akuzon Mehmet Bogujevci që po jep mjete me të njohshëm e me intervenime

Boksi

Ja kë e akuzon Mehmet Bogujevci që po jep mjete me të njohshëm e me intervenime

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2018 Në ora: 17:27
Mehmet Bogujevci

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Mehmet Bogujevci, ka deklaruar, se nuk e ka më ndërmend të hesht, por do të flas hapur. Ai ankohet në ministrin e sportit. “Edhe ministria duhet të mendoj, se kujt po i qesin e pse po i qesin mjete. Vetëm katër federatave iu ka qitur mjete, e din ata më së miri se kujt.

Asnjë centi nuk e kanë qitur për federatën e boksit në vitin 2018. Nga organet shtetërore po ndahen mjetet me të njohshëm dhe me intervenime. Nëse i kemi bë ato rregullore le të respektohen ato”, tha Bogujevci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat