Boksierja kuqezi Elsidita Selaj, medalje argjendi në Europianin U-18

Boksi

Boksierja kuqezi Elsidita Selaj, medalje argjendi në Europianin U-18

Më: 25 prill 2018 Në ora: 22:22
Elsidita Selaj (e para në te majtë)

Boksierja shkodrane Elsidita Selaj nuk ka mundur të rrëmbejë medaljen e artë në Kampionatin Europian U-18 të boksit që po zhvillohet në Itali, pasi është mundur në finalen e këtij turne nga rivalja ruse Anastasya Shamonova, në peshën 75kg. Pas dy fitoreve të arritura në çerekfinale dhe gjysmëfinale, boksierja kuqezi ka dueluar sot pasdite në finalen e peshës 75kg, por ndaj ruses me më shumë përvojë në ring Selaj nuk ka mundur të fitojë, duke marrë medaljen e argjendtë.

Pavarësisht kësaj humbje, kjo medalje e argjendtë është një rezultat i jashtëzakonshëm për boksieren shqiptare, e cila ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në ring, duke sjellë një rezultat fantastik për boksin shqiptar.

“Edhe vendi i dytë në Europë është një rezultat i mirë si fillim”, ka komentuar Jetmir Kuçi, trajneri i boksieres Elsidita Selaj, që ka vatur në qafë një medalje shumë të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat