Holloway synon mbrojtjen e titullit ndaj Ortega në UFC-226

Boksi

Holloway synon mbrojtjen e titullit ndaj Ortega në UFC-226

Më: 21 prill 2018 Në ora: 07:29
Max Holloway

Max Holloway, kampioni i botës në peshën pupël (featherweight) në artet marciale mikse po lëviz për t’u rikthyer në kafaz. Dy javë pas tërheqjes së tij nga eventi i UFC-223, Holloway është gatidhe amerikani shpreson që të përfshihet në eventin e UFC-226, që zhvillohet më 7 korrik në Las Vegas. Ai synon që të mbrojë titullin kampion ndaj brian Ortega. Edhe pse kjo përballje ende nuk është zyrtarizuar, duket se gjithçka është drejt përfundimit, duke qenë se kjo është edhe dëshira e Holloway.

UFC-ja është në kërkim të një dueli të dytë për titull në eventin e UFC-226, pas atij mes Stipe Miocic dhe Daniel Cormier, ndaj dhe po mendohet që kjo përballje të jetë mes Holloway dhe Ortega. Kampioni i botës Max Holloway, 19 fitore e 3 humbje, u tërhoq nga eventi i UFC-222 më 3 mars në Las Vegas ndaj Frankie Edgar, për shkak të një dëmtimi në gju. Më pas, ai pranoi të sfidojë Khabib Nurmagomedov në fillim të prillit, por mjekët e nxorën jo të shëndetshëm për të dueluar, për shkak të uljes drastike të peshës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat