Xhevdet Peci jep lajmin e dhimbshëm, vdes boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës

Boksi

Xhevdet Peci jep lajmin e dhimbshëm, vdes boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 20 prill 2018 Në ora: 18:25
Xhevdet Peci

Kosova humbë një sportist të madh! Ndërroi jetë papritur ish boksieri i mirënjohur dhe i gjeneratës së artë të Prishtinës, i viteve të 80-ta, Daut Dauti. Ish boksieri i mirënjohur, Xhevdet Peci, e përjeton rëndë vdekjen e Dautit, me të cilin së bashkua boksuan për Prishtinën, kur ishin pesë vjet kampion të ish Jugosllavisë.  

Image
Daut Dauti

“Dauti ka qenë një boksier i madh dhe shembull për të gjithë. Ka qenë nënkampion i Evropës për juniorë, boksier i gjeneratës së artë të Prishtinës. Me keqardhjen e konfirmoi lajmin, se Dauti ndërroi jetë papritur dhe kjo me pikëllon mua, gjithë dashamirët e sporti. Është një humbje e madhe për të gjithë dashamirët e sportit. Nesër në orën 13.00 do të varroset Dauti në varrezat e Zhabarit në Mitrovicë”, thotë Peci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat