Pireva fiton bindshëm ndaj çekut

Boksi

Pireva fiton bindshëm ndaj çekut

Më: 18 prill 2018 Në ora: 18:29
Pireva fiton bindshëm ndaj çekut

Boksieri i talentuar i kombëtares së Kosovës, Besart Pireva, ka kaluar me shumë sukses pengesën e parë në Kampionatin Evropian për të rinj, mosha 17-18 vjeçar, që po mbahet në Rosseti Degli Abruzzi të Italisë.

Pireva mundi bindshëm 5:0 çekun Pavel Neveceral, në kategorinë -75 kg. Pireva nesër garon në 1/8 e finales. Fitore e madhe e boksierit tonë, që synon të jetë në zonën e medaljeve në Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat