I lodhur nga deklaratat Joshua, ka një mesazh

Boksi

I lodhur nga deklaratat Joshua, ka një mesazh

Më: 17 prill 2018 Në ora: 11:31
Anthony Joshua

I lodhur nga deklaratat e thashethemet e shumta, boksieri britanik Anthony Joshua, kampion i botës në peshat e rënda në kategoritë IBF, WBA dhe WBO, ka reaguar sot ndaj dy personave që e “kërcënojnë” dhe kërkojnë me ngulm në ring, duke u shprehur se gjërat nuk zgjidhen me bisedime por me sfida në ring. “Kur je boksier, nuk mund të anashkalosh disa gjëra. Rivalët e mi flasin shumë”, tha Joshua në një intervistë për “Sky Sport”.

Më tej, kampioni i botës shtoi: “Ndonjëherë fjalët përdoren si karikim, por kur i dëgjon shpesh ato, duhet t’i lësh të rrjedhin pas shpine edhe pse të vrasin. Edhe pse po tregohem shumë profesionist, nuk i anashkaloj dot, pasi kam instiktin e luftëtarit. Ndonjëherë duhet të tregohesh i mirë, por ndonjëherë është mirë t’i ballafaqosh me këta tipa dhe kjo është ajo që unë po pres me padurim”.

“Unë shpresoj që Tyson Fury të rikuperohet sa më shpejt dhe të jetë gati për të dueluar sa më shpejt. Për sa i përket Wilder, ne jemi duke negociuar për një përballje dhe ta zhvillojmë këtë sfidë. Njerëzit flasin shumë, por është më mirë që ne t’u japim fund fjalëve duke u përballur në një duel”, u shpreh më tej Anthony Joshua, 21 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist, që më 31 mars mundi Anthony Parker, në duelin e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat