McGregor ka një porosi për rusin

Boksi

McGregor ka një porosi për rusin

Më: 16 prill 2018 Në ora: 17:34
Conor McGregor

E përditshmja irlandeze “Irish Sun” ka bërë me dije sot se ish-kampioni i botës Conor McGregor është gati të duelojë ndaj Khabib Nurmagomedov, kampionin e ri të peshës së lehtë, pa u interesuar shumë për premion që do të marrë nga kjo sfidë. E vetmja gjë që “Notorious” ka kërkuar është që kjo përballje për titullin kampion të zhvillohet sa më shpejt, pasi edhe ai vetë dëshiron të rikthehet në kafaz pas më shumë se 18 muajsh larg tij.

Njerëz nga stafi i irlandezit bëjnë me dije se McGregor e dëshiron më shumë se çdo gjë tjetër këtë sfidë ndaj rusit dhe i ka kërkuar presidentit të UFC-së, Dana White, që të planifikojë rikthimin e tij. Por kjo duket e vështirë pas incidentit që ai krijoi para eventit të UFC-223, ku qëlloi me sende të forta autobusin ku ishin sportistët, duke përfunduar në polici (gjykata e Nju jorkut e dënoi me 50 mijë dollarë gjobë, duke e lënë të lirë).

Edhe pse më 14 qershor irlandezi do të dalë sërish para gjykatës, ai po mendon që të rikthehet në kafaz dhe të zhvillojë këtë duel për titull ndaj rusit Khbib Nurmagomedov, ku do të synojë të rimarë titullin e peshës së lehtë. “Conor po bën gjithçka është e mundur që të rikthehet në kafaz sa më shpejt të jetë e mundur, synon duelin për titullin ndaj Khabib, pa u interesuar shumë për premion që do të marë nga UFC-ja”, thanë burime pranë stafit të kampionit irlandez të arteve marciale mikse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat