Tetovari me suksese në rrafshin ndërkombëtar

Boksi

Tetovari me suksese në rrafshin ndërkombëtar

Më: 16 prill 2018 Në ora: 12:51
Sulejmani

Boksieri i mirënjohur shqiptar Arlind Sulejmani i cili me prejardhje është nga Piroku i Tetovës por që jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë çdo ditë e ma shumë po ngjitet në rang listat botërore edhe pse ka vetëm 20 vjet. Sukseset e tija do ti dëshironte çdo boksier i ri, dhe jo rastësisht ai mund të mburret me tituj botëror që i posedon si WBC-Intercontinental Junior Champion dhe WBO-World Junior Champion. Planet e këtij djaloshi janë të mëdha por ai thotë se me punë do i arrij të gjitha. Në një intervistë për sporte luftarake “ArenaRing” ai zbulon detaje nga jeta e tij dhe përkrahjen e madhe që e ka nga familja.

Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport?

Sulejmani: Me sportin e boksit kam filluar qysh në moshën 15 vjeçare, kur mua mu dha rasti të jem me një palestër ku ushtronin boks dhe menjëherë e gjeta vetën dhe thash me vetën këtë adrenalin dua edhe pse më herët kisha provuar edhe sporte tjera. Prej nga fillimi stërviti në klubin United Boxing në Vjenë të Austrisë kurse trajner kam Zeljko Vojnoviq.

Pas sa muajve stërvitje u futët në ring dhe na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj?

Sulejmani:N deshjen e parë zyrtare e kam bërë pas dy viteve intensive me stërvitje, kurse saktë data ka qen 22 mars 2014. Normal çdo fillim ka edhe presionin psikik dhe ka qen ballafaqim i vështirë por arrita deri tek fitorja e parë dhe kjo ishte gëzim për mua. Sa i përket fillimit të karrierës unë e nisa si hobby por me kalimin e kohës aktiviteti sportiv për mua u bë profesional dhe sot ashtu e shikoj. Pra me një fjalë gjithçka që bëj është për të arritur në majat botërore dhe shpresoj shumë se do ja arrij qëllimeve të mija

Na thuaj diçka për sukseset e juaja deri më tani?

Sulejmani: Është interesante të thuhet se sukseset e mija më të mëdha në jetë kanë ndodhur në muajin Mars si shembull më 22 mars të 2014 kam filluar me boks  profesionist. Me 12 mars 2016, WBC-Intercontinental Junior Champion kurse 16 mars 2018 WBO-World Junior Champion. Mendoj se ky muaj për mua është fatlum dhe besoj se titujt e radhës që do i kem do jenë në këtë interval kohor.

Ndeshja juaj e ardhshme dhe ku i zhvilloni përgatitjet?

Sulejmani: Pas katër muajve besoj se do ngjitem në ring në Maqedoni por ende nuk është zyrtare. Përgatitjet i zhvilloj normal në klubin tim, por nganjëherë gjej sparing edhe jashtë vendit me të vetmin qëllim që të jem sa më i përgatitur për luftë.

Planet e juaja për të ardhmen?

Sulejmani: Plane nuk i bëj vetës edhe shumë dhe ato i la kohës sepse me punë mund te arrihet gjithçka.

Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?

Sulejmani:Në fillim kundër këtij sporti ka qen prindi im dhe në ndeshjen e parë ai erdhi vetëm që mos të më linte pa mbështetje, por befasisht ndodhi e kundërta dhe nga ai meç ai ndërroi mendjen dhe sot kam shumë shumë përkrahje jo vetëm nga ai, por nga gjithë familja si dhe dashamirët e miqtë.

Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?.

Sulejmani: Nuk mund të dalloj për nga e mira dhe e keqja sepse nuk ekziston. Ndeshje e keqe çdo njëra ka vlerën e vete dhe vështirësinë e vete. Por ka pas diku kur ka qen dhe lehtë dhe diku me rend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat