Joshua ka një mesazh për Wilderin

Boksi

Joshua ka një mesazh për Wilderin

Më: 10 prill 2018 Në ora: 15:48
Anthony Joshua

Kampioni i botës në peshat e rënda Anthony Joshua është shprehur sot se është gati t’i bëjë një ofertë të parezistueshme kolegut të tij Deontay Wilder, sfidë që do të sillte unifikimin e titujve kampionë bote. Se çfarë konsiston oferta nuk dihet, por negociatat për Joshua po i kryen menaxheri i tij Eddie Hearn.

“Nëse Wilder më dërgon një marrëveshje edhe unë do t’i dërgoj një të tillë nga ana ime. Të vijë të duelojë për 4 titujt kampionë bote që kam unë, duke përfshirë edhe revanshin. Unë jam gati t’ia rrëmbej titullin që ka”, u shpreh Joshua, 21 fitore dhe asnjë humbje si profesionist, ndërsa rivali amerikan numëron 40 fitore, të gjithë të fituara.

“Wilder është 100% në vëmendjen time, për t’u përballur me të. Unë besoj se kjo ofertë do t’i mbyllë përfundimisht spekulimet dhe fjalët e tij. Një ofertë që do ta bëjë të ngjitet në ring”, deklaroi Anthony Joshua. Dueli mes dy boksierëve kampionë bote mund të zhvillohet në muajt e fundit të 2018-ës, madje përflitet se ata mund të zhvillojnë edhe nga një përballje tjetër në verën e këtij viti para se të kryqëzojnë dorezat mes tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat