DeGale hakmerret ndaj Truax, rimerr titullin kampion bote

Boksi

DeGale hakmerret ndaj Truax, rimerr titullin kampion bote

Më: 8 prill 2018 Në ora: 13:50
James DeGale

Boksieri britanik James DeGale ka rimarrë titullin kampion bote në peshën super të mesme në kategorinë IBF, pas fitores me vendim unanim të gjyarëve ndaj amerikanit Caleb Truax, sfidë që u zhvillua në Las Vegas. Kjo ishte një hakmarrje për 32-vjeçarin britanik, që dhjetorin e vitit të kaluar humbi titullin pikërisht ndaj 34-vjeçarit Truax, por sokohe me vendim shumice në favor të amerikanit, rezultat që befasoi të gjithë.

Por këtë herë DeGale nuk e nënvlerësoi rivalin dhe arriti të triumfojë në revansh, pavarësisht se pësoi një të çarë poshtë syrit. “E kam thënë edhe më parë, se nëse jam në formë askush nuk mund të më mundë. Këtë herë duelova me zemër. Në sfidën e parë nuk isha në formë, isha si një fëmijë i vogël”, u shpreh DeGale pas duelit të fituar sot, ku rimorri titullin kampion bote që kishte humbur 4 muaj më parë.

Të tri gjyqtarët votuan në unanimitet në favor të britanikut, 117-110, 114-113 dhe 114-113, duke i dhënë atij suksesin e 24-t në karrierë, ndërkohë që numëron edhe 2 humbje e një barazim. Edhe Truax dueloi fort dhe shpresonte të mbronte titullin fituar në dhjetor, por këtë herë nuk arriti të triumfojë. DeGale pati një avantazh të lehtë gjatë gjithë duelit, duke e merituar fitoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat