Menaxheri i Joshuas: Ja kur zhvillohet dueli me Wilder

Boksi

Menaxheri i Joshuas: Ja kur zhvillohet dueli me Wilder

Më: 6 prill 2018 Në ora: 21:16
Anthony Joshua

Eddie Hearn, menaxheri dhe njeriu i besuar i boksierit britanik Anthony Joshua, ka bërë me dije sot në mbrëmje se do të bëjë të pamundurën që brenda këtij viti, mundësisht në dhjetor, të organizojë duelin e madh të peshave të rënda ndaj Deontay Wilder. Të dy boksierët janë kampionë bote, Wilder mban titullin e kategorisë WBC, ndërsa Joshua ato të kategorive IBF, WBO dhe WBA, ndaj kjo përballje do të unifikonte titujt në një person të vetëm. Por ky mision që ka marrë përsipër Hearn nuk është aspak i lehtë, pasi të dy boksierët kanë pretendimet e tyre.

“Kam dëshirë të arrij një marrëveshje të re. Edhe sikur të dy boksierët të zhvillojnë nga një duel tjetër këtë verë, ka kohë mjaftueshëm për një përballje të tretë në fund të vitit, në dhjetor. Duke qenë se edhe fansat e kërkojnë një sfidë të tillë është e rëndësishme që ne ta organizojmë këtë duel edhe sikur boksierët të zhvillojnë nga një tjetër duel më parë sido që të dale rezultati, pasi bëhet fjalë edhe për biznes”, u shpreh Eddie Hearn. Të dy boksierët janë të pamposhtur në ring, Joshua numëron 21 fitore (20 me KO), ndërsa Wilder ka arritur 40 fitore në karrierë (39 me KO).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat