McGregor në pranga shoqërohet në gjykatë

Boksi

McGregor në pranga shoqërohet në gjykatë

Më: 6 prill 2018 Në ora: 19:24
McGregor në pranga dergohet ne gjykate

Ikona e arteve marciale mikse Conor McGregor ka lënë rajonin e policisë në Brooklyn në pranga, i shoqëruar nga një agjent i policisë dhe është dërguar para gjykatës, ku pritet të marrë dënimin.

Irlandezi u dorëzua vetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në rajonin e policisë pas incidentit që krijoi pas konferencës së shtit, kur goditi me mjete të forta autobusin ku ishin sportistët që do të duelojnë në eventin e UFC-223 (zhvillohet më 7 prill në Brooklyn, Nju Jork).

Duart e irlandezit ishin të lidhura nga pas, me pranga, foto që kanë bërë xhiron e botës. McGregor akuzohet për dhunë dhe sjellje të pahijshme nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat