Luan Krasniqi deklarohet për Joshua vs Parker

Boksi

Luan Krasniqi deklarohet për Joshua vs Parker

Më: 1 prill 2018 Në ora: 15:27
Boksieri britanik mposhti pas 12 rundeve kundërshtarin e tij nga Zelanda e Re.

Legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi ka komentuar duelin e mbrëmshëm të zhvilluar në Cardiff mes Anthony Joshua dhe Joseph Parker.

Boksieri britanik mposhti pas 12 rundeve kundërshtarin e tij nga Zelanda e Re.

Krasniqi, kishte shpresuar për një duel të fortë, por në një status në rrjetet sociale ai thotë se meçi ishte zhgënjyes me një Parker të paguximshëm.

“Duhet ta pranoj se lufta ishte paksa e zhgënjyer. Unë me të vërtetë do të doja një Parker më të guximshëm. Pra, Anthony Joshua nuk pati problem ta kontrollonte luftën, pasi nuk rrezikohej fare”, ka thënë Luan Krasniqi.

Ish-boksieri i njohur, para duelit kishte thënë se Parker mund ta mposhte Joshuan, edhe pse ky i fundit ishte favorit për shqiptarin nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat