Rikthehet Klitschko, rivalizon Joshuan: Unë ende mundem!

Boksi

Rikthehet Klitschko, rivalizon Joshuan: Unë ende mundem!

Më: 1 prill 2018 Në ora: 09:44
Wladimir Klitschko dhe Anthony Joshua

Wladimir Klitschko mund të rikthehet nga pensionimi. Boksieri ukrainas siç duket mbrëmë nuk e ka shikuar meçin Joshua – Parker dhe kur është zgjuar në mëngjes i ka parë të gjitha lajmet sa i përket këtij dueli.

Anthony Joshua mposhti me pikë boksierin nga Zelanda e Re, Joseph Parkerin, një duel që la shumë për të dëshiruar.

Klitschko, i cili u pensionua gjatë vitit të kaluar, ka një mesazh për Joshuan derisa paralajmëron rikthimin në ring!

“U zgjova në mëngjes me një zjarr në trup që më thotë “Ende Mundem”. Krejt jeni të njoftuar zyrtarisht për këtë”, ka shkruar Klitschko.

A është ky një lajm i rrem për datën 1 prill, mbetët të konfirmohet nga vet 42-vjeçari, ish-kampion botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat