Maloku kampion Europe i boksit në GBU

Boksi

Maloku kampion Europe i boksit në GBU

Më: 19 mars 2018 Në ora: 10:28
Halit Nezaj e Kamer Maloku

Në qytetin Rastatt, boksieri nga Vushtrria Kamer Maloku që jeton dhe vepron në Karlsruhe të Gjermanisë, solli një titull i cili quhet GBU Kampion Europe. Ky është titulli i parë i vlefshëm për t’ju hapur rrugët drejt titujve tjerë të cilët po i synojmë bashkërisht, thotë menaxheri për media Halit Nezaj. Nezaj tregon se ishte një luftë jo edhe aq e lehtë për Malokun sepse kundërshtari njihet se nuk lufton pastër dhe me shumë kujdes e mjeshtëroj mirë Maloku. Nezaj tregon se në sallën e sportit ishte e përmbushur përplot edhe dashamirë të boksit nga Kosova, duke brohoritur për vendasin tonë. Maloku e filloj meçin me himnin e Republikës Shqipërisë dhe të Gjermanisë, duke respektuar dy flamujt atë kombëtar dhe gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat