Rrëfehet trajneri: Ja pse McGregor nuk i ka mbrojtur asnjëherë titujt

Boksi

Rrëfehet trajneri: Ja pse McGregor nuk i ka mbrojtur asnjëherë titujt

Më: 17 mars 2018 Në ora: 22:01
McGregor në ndeshje

Edhe pse ka fituar dy tituj kampionë bote në artet marciale mikse, madje duke u bërë sportisti i parë që mban dy tituj njëherazi, kampioni irlandez i UFC-së, Conor McGregor, sot nuk ka asnjë prej tyre. Jo vetëm kaq, por atij i janë hequr të dy këta tituj nga UFC-ja, pasi nuk i mbrojti asnjëherë ato. Hera e fundit që McGregor është ngjitur në kafaz daton në nëntor të vitit 2016, kur mposhti Eddie Alvarez dhe mori titullin kampion bote të peshës së lehtë, ndërkohë që mbante edhe atë të peshës pupël (featherweight). Por të dy këta tituj iu hoqën, fillimish ai i peshës pupël dhe një muaj më parë ai i peshës së lehtë, pasi irlandezi nuk është ngjitur në kafaz.

Trajneri i tij Owen Roddy, që mbylon sportin e karatesë, ka deklaruar sot se përse McGregor nuk duelon kafaz për një kohë kaq të gjatë. “Conor nuk e mbrojti titullin e peshës pupël, pasi asokohe nuk kishte asnjë rivalë të denjë që të duelonte me të. Ndaj ai u detyrua të kalonte në një kategori tjetër, duke synuar dhe fituar titullin e peshës së lehtë. Në fund, Conor u bë një yll i arteve marciale mikse dhe për t’u ngjitur sërish në kafaz duhet një rival që ta motivojë, duhet edhe një pagesë e majme. Por sërish UFC-ja nuk ka një emër të madh, ndaj dhe Conor nuk po rikthehet në kafaz, duke dorëzuar edhe titullin e peshës së lehtë”, deklaroi trajneri Roddy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat