Wilder: Joshua ka frikë!

Boksi

Wilder: Joshua ka frikë!

Më: 12 mars 2018 Në ora: 18:05
Ilustrim

Kampioni i botës në peshat e rënda në boks në kategorinë WBC, amerikani Deontay Wilder, ka deklaruar se deri më tani nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare nga Eddie Hearn, menaxheri i kampionit tjetër të botës në këtë peshë, Anthony Joshua, për një përballje mes tyre. “Të vetmen gjë që më kanë ofruar është një duel me Dyllian White, por kjo sfidë nuk ka asgjë të afërt me një duel mes meje dhe Joshua”, tha Wilder për mediat.

Kampioni amerikan siguroi fitoren e 40-të në karrierën e tij më 3 mars, kur mundi me “KO” kubanezin Luis Ortiz. Sipas tij Joshua ka frikë nga ai. “Ende nuk e kuptoj se përse refuzojnë ta organizojnë një përballje të tillë, përse e mbrojnë Joshua”, tha Wilder, raporton telesport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat