Djali i Fadil Fejzullahut i burgosur në rastin e Kumanovës, nokauton sllavo-maqedonasin

Boksi

Djali i Fadil Fejzullahut i burgosur në rastin e Kumanovës, nokauton sllavo-maqedonasin

Më: 10 mars 2018 Në ora: 23:32
Fadil Fejzullahu dhe Çlirim Fejzullahu

Djali i Fadil Fejzullahut i quajtur Çlirim Fejzullahu sot në garat republikane në Maqedoni fitoi vendin e dyte, duke e nokautuar kundërshtarin e tij maqedonas.

Çlirim Fejzullahu është i lindur në Kumanovë më 03. Shtator. 2001 dhe qysh si fëmijë merret me artet marciale duke u trajnuar në klubin tashmë shumë të njohur ”Bashkimi 2002”.

Edhe pse në moshë shumë të re ai sot bëri që çdo shqiptar nga Maqedonia të ndjehet krenar.

Kujtojmë Çlirimi është djali i Fadil Fejzullahut i cili u denua me burgim nga Maqedonasit për akuzën mbi bashkëpunimin me Grupin e Kumanovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat