Aziz Salihu: Besim, duhet me të ardhur marre prej Donjetës

Boksi

Aziz Salihu: Besim, duhet me të ardhur marre prej Donjetës

Nga: Kemajl Goca Më: 7 mars 2018 Në ora: 15:29
Aziz Salihu

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, Aziz Salihu, ka kritikuar Besim Hasanin, kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës. Ai i drejtohet Besim Hasanit me një mesazh të qartë, se boksierja Donjeta Sadiku dhe boksieri Violant Sylejmani, nuk lihen anash, por duhet t’i jepet bursë dhe në kategorizim u deshtë të janë në top 10-sh.  “Besim, duhet me të ardhur marre prej Donjetës”, kështu i drejtohet ‘Zizi’ Besim Hasanit.

“Çka mendon KOK-u për sportistë të merituar, a e din me cilin sport u njohur bota? A e din që me klubin e boksit Prishtina u njoh edhe ish Jugosllavia. Domethënë boksi i Kosovës gjithmonë ka qenë numër një në ish Jugosllavi e në botë, kur ishin rreth 25 milionë banorë, sot mos me pasur një boksiere si Donjeta Sadiku e boksierin Violant Sylejmani, këta dy emra janë të vlefshëm, u dashtë të jenë në 10-shen e kategorizimit të sportit.

Këtu shihet se KOK nuk janë sportistë si njerëz, kanë ardhur si pajtonxhi dhe nuk kanë lidhje me sport. Ju lus mos e lini anash Donjetën si e keni lënë anash Aziz Salihun. Me të vërtet marre është se çfarë po bën Komiteti Olimpik. Ata duhet sa më shpejt t’i marrin parasysh boksierët e t’i kanë kushtet e mira siç i kanë të gjithë, mos t’i harrojnë meritat e tyre”, tha Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Unë si klub i boksit Prishtina, si kryetar, me kushtet e disa sporteve, jo kampionë, por kampionë botëror kisha nxjerr. Kur dihet sa shumë kam arritur në kohën e okupatorit, dhe gjithherë kam fituar. Po të ishin boksierët që i kisha në kohën e okupimit, sot do të fitonim. I vetmi është një vëlla i imi, ai është Faton Salihu që u bë kampionë Evropian për Maqedoninë. Duhet me u ndërruar kjo garniturë e të vijnë sportistë që janë sportistë dhe jo këta që nuk kanë shikuar as në TV sport.

Duhet me qenë të gëzuar me Donjetën sepse  boksi është sport i traditës që krejt bota e çmon dhe investohet me miliarda euro, tash me ardhur disa e me humbë këtë vlerë. Lini sportin sportistëve dhe të ecin përpara. Besim, boll ke ndejtur në KOK, lëshoja rrugën atyre që e meritojnë, jo sikurse ti që nuk ke qenë kurrë sportist. Më në fund, sa më shpejt jepni bursën dy boksierëve, si Donjetës dhe Violantit sepse janë potencial për Lojërat Olimpike. Marre që nuk është Donjeta dhe Violanti, ky i fundit ka fituar Gongun e Artë, edhe pse boksin nuk e kemi nivel, sepse disa nuk duhet të jenë në federatë. Kosova ka shumë boksierë të mirë dhe duhet të angazhohen në federatë e të bëjmë bum. Nga 10-15 shtete që i kam ftuar viteve të okupimit, boksierët e mi shkëlqyen ende pa u shpallur Republikë Kosova. Sportistët të çohen e të demonstrojnë për t’i rrëzuara të gjithë që nuk janë marrë me sport”, tha Salihu, kryetar i KBO Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat