Mesazh për Serbinë, deklarata e Erzen Rrustemit pas fitores

Boksi

Mesazh për Serbinë, deklarata e Erzen Rrustemit pas fitores

Më: 3 mars 2018 Në ora: 23:03
Erzen Rrustemi

Pas ndeshjes së tij kundër argjentinasit Juan Pedro Guglielmetti dhe fitores me nokaut, ka folur Erzen Rrustemi duke dhënë një deklaratë interesante.

Erzen Rrustemi ishte përgatitur për 12 raunde edhe pse ndeshja përfundoi  në raundin e dytë me nokaut teknik në të mirë të boksieri shqiptar.

“Ndeshja ishte e planifikuar për 12 raunde, këtu qëndron profesionalizmi që duhet me iu përmbajt. Kundërshtari u mundua që në fillim të imponoj strategjinë e tij mirëpo unë isha besnik ndaj strategjisë sime dhe boksova ashtu si kam planifikuar me trajnerin tim”, ka thënë Erzen Rrustemi.

Më të filluar meçi Juan Pedro Guglielmetti ishte munduar të imponoj strategjinë e tij dhe të udhëheq ndeshjen kundër Erzen Rrustemit, mirëpo kjo nuk ishte një taktikë të cilën nuk e kishte pritur Erzen Rrustemi, me ç’rast e menaxhoi bukur duke e nokautuar kundërshtarin dy herë brenda një raundi.

“Unë u mundova të mos bie në grackën e kundërshtarit dhe të pësoj kundër goditje nga ai. Disa goditje të tij nuk ishin dhe aq të forta dhe e lash atë që të lëshohet pastaj këtë e shfrytëzova”, ka shtuar Rrustemi.

Në fund Erzen Rrustemi, tha se kjo ndeshje është blerë nga disa media serbe, të cilave tërthorazi u ka thënë se askush nuk mund t’i bën ballë flamurit kombëtar.

“Unë isha i fokusuar dhe kisha mendjen time te Serbia të cilët kishin blerë ndeshjen, dhe ua dhashë që ta shohin. Nuk besoj se kanë mundur ti bëjnë ballë flamurit kombëtar”, ka përfunduar Rrustemi. 

Videon e gjeni duke klikuar KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat