Zefi djaloshi që shikohet si yll në Çeki

Boksi

Zefi djaloshi që shikohet si yll në Çeki

Më: 1 mars 2018 Në ora: 17:22
Zefi në mes

Edhe pse ka vetëm 20 vjet ka një karrierë interesante pas tij, kurse shumë shpejt i njëjti do të debutoj edhe në boksin profesionist. Edmond Zefi me prejardhje është nga Klina por familjarisht jetojnë në Pejë. Ai para disa viteve vendosi që të largohet nga Kosova dhe karrierën e tij ta vazhdoj në një klub më të fuqishëm dhe zgjodhi BFC Liberec në Çeki ku edhe ka të gjitha kushtet.

ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport, dhe pse zgjodhët bash këtë sport?

Stërvitjet e para i kam filluar që nga mosha 13 vjeçare, ku gjatë një viti kam ushtruar intensivisht para se të kem meqin e parë.  Të gjithë që më kanë njohur që nga fëmijëria më përshkruajnë si fëmijë që ka shprehur interesim për sportin e unë e kam gjetur veten mjaft mirë në boks.

Në cilin klub u regjistruat dhe kush janë trajnerët e tu ?

Unë jam regjistruar në Klubin e Boksit "Peja" dhe trajnerët e mi ishin Usama Zeqiri dhe Avni Sejfijaj, të cilët i falënderojë shumë për përkushtimin dhe motivimin që më kanë dhënë gjatë gjithë kohës por tani boksoj per klubin  BFC Liberec.

Pas sa muajve stërvitje u futët në ring ?

Unë kam pas dëshirë që të përgatitem për fitore dhe pas 1 viti stërvitje kam zhvilluar meqin e parë ku edhe u shpalla fitues. Ka qenë një fillim me shumë entuziazëm. Me një disiplinë maksimale. Me emocione por edhe përkrahje nga të gjithë. Ndeshjen e parë e kam zhvilluar në Pejë dhe arrita të shpallem fitues.

Sa është I zhvilluar ky sport në vendin ku jeton?

Ky sport është mjaft i zhvilluar dhe ka shumë talent, por gjithsesi nevojitet më shumë përkrahje institucionale për klubet dhe sportistët.

Sukseset e juaja ?

Unë jam shpall katër herë kampion i Kosovës, sportist i dalluar në  Kosovë ,fitues i shumë turneve në Kosovë dhe aktiviteteve ndërkombëtare. Po ashtu edhe përfaqësues i Kosovës në kampionat Evropian

Ndeshja e radhës dhe ku po i zhvilloni përgatitjet?

Ndeshjen e radhës shpresoj qe do ta kem ne boksin  profesionist. Tani garoj per klubi BFC LIBEREC dhe trajner kam Martin Berka. Jemi të përkushtuar për fitore të reja dhe përgatitjet po shkojnë shumë mirë dhe e falënderoj shumë.

Planet e juaja për të ardhmen ?

Planet më të afërta janë për kalimin në boksin profesionist dhe ta arri kulmin e boksit

Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?

Familja është mbështetja ime më e madhe që nga fillimi i karrierës. Ata e kanë pritur shumë mirë vendimin tim të merrem me boks, pasi që edhe babai im është marr me një sport luftarak. Nga ai kam trashëguar talentin por edhe e kam pasur përkrahjen. Mbështetje kam edhe prej sponsorëve të mi që i falënderoj publikisht Loca Bar dhe Pizzeria Kristiano.   

Ndjenja më e mirë e juaj dhe ajo më e keqja?

Ndenja e mirë më përcolli pothuajse gjithmonë pas çdo ndeshje sepse  korra shumë fitore, kurse më e  keqja ishte ajo kur unë boksova në Zagreb të Kroacisë kundër rusit në kampionatin evropian ku  isha 100% më i mirë por referët shpallen kundërshtarin fitues për arsye se ne jemi shtet i vogël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat