Wilder: Joshuan e mposhti unë, jo Fury

Boksi

Wilder: Joshuan e mposhti unë, jo Fury

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 22:26
Deontay Wilder0 Joshua

Boksieri amerikan Deontay Wilder ka deklaruar sot se Anthony Joshua gabon kur mendon se kërcënimi më i madh për të është Tyson Fury.

Wilder, kampion bote në peshat e rënda në kategorinë WBC do të përballet ditën e diel ndaj kubanezit Luis Ortiz dhe mendon se ai është boksieri më i frikshëm në botë.

Por Anthony Joshua e ka cilësuar në disa raste patriotin e tij Tyson Fury si rivalin më të rrezikshëm, ndërsa Wilder mendon se grushtet e tij janë të paarritshme nga rivalët në këtë kategori.

“Të gjithnjë njerëzit përqark Joshua e mbrojnë dhe e llastojnë, por mendoj se dikush duhet t’i thotë të vërtetën në vesh se po ecën në rrugën e gabuar dhe se rivali më i rrezikshëm për të jam unë. Të gjithë e dinë se Tyson Fury nuk është më kërcënim për askënd dhe më i rrezikshmi në peshat e rënda jam unë”, u shpreh Deontay Wilder, 39 fitore dhe asnjë humbje ne karrierën e tij si profesionist.

“Të gjithë e dinë se kush ka fuqinë që të mposhtë një rival brenda 15 sekondash të raundit të parë”, tha Wilder.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat