Boksieri Erzen Rrustemi mbron titullin e botës më 3 mars

Boksi

Boksieri Erzen Rrustemi mbron titullin e botës më 3 mars

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 22:01
Erzen Rrustemi

Ersen Rrustemi më 3 mars do të luftojë kundër Juan Pedro Gugli Elmetti për titullin e botës në WBF

Boksieri i njohur shqiptar, Erzen Rrustemi, më 3 mars në Karslruhe Rheinstetten të Gjermanisë, do të ngjitet në ring për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës (WBF) në peshat e rënda të boksit profesionist. 

“Kundërshtari im i radhës do të jetë Juan Pedro Gugli Elmetti nga Argjentina, të cilin nuk e njoh gjithaq, por që e ka përzgjedhur organizatori i kësaj ngjarje “Sat1” dhe “Ranfighting.de” me të cilin jemi pajtuar për një bashkëpunim më afatgjatë. Pikërisht për këtë edhe e kam anuluar një meç në Kapshtat të Afrikës, i paraparë për datën 31 mars, shkaku i kushteve më të favorshme, si dhe dëshirës sime që sa më parë të dal në ring”, ka njoftuar boksieri shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

Ai ka thënë se është shumë i përgatitur për këtë meç ku është i bindur se do të triumfojë, derisa fitorja do t’ia mundësojë edhe titullin Global Boxing Union World Heavyweight Title (G.B.U).

Ai ka ftuar bashkatdhetarët për përkrahje për këtë meç, ashtu siç e kanë përkrahur deri më tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat