McGregor konfirmon rikthimin

Boksi

McGregor konfirmon rikthimin

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 17:17
McGregor konfirmon rikthimin

 

Ish-kampioni i botës në peshën e lehtë në artat marciale mikse Conor McGregor ka konfirmuar përmes një mesazhi në rrjetet sociale se ka në plan të rikthehet të duelojë në UFC. Kampioni irlandez nuk duelon në kafaz që prej nëntorit 2016, kur mori titullin kampion në këtë peshë në duelin ndaj Eddie Alvarez, duke u bërë sportisti i parë që mban dy tituj kampionë njëkohësisht (edhe atë të peshës welter). Pas kësaj sfide, McGregor ka zhvilluar vetëm një ndeshje, atë në boks ndaj Floyd Mayweather, në gusht të vitit të kaluar, ku u mund me “KO teknik” në raundin e 10-të.

Edhe pse ka një kohë të gjatë pa dueluar në kafaz, McGregor ka pohuar në faqen e tij zyrtare “Instagram” se po stërvitet fort për të qenë gati për t’u rikthyer. “Do të dueloj sërish. E vura emrin tim për të dueluar në UFC-222 dhe për t’u përballur me Frankie Edgar kur mësova se Max Holloway u dëmtua, por më thanë se UFC-ja nuk kishte kohën e mjaftueshme për të gjeneruar paratë e nevojshme për këtë duel. Isha gati ta zhvilloja atë duel edhe pse do të hyja në kafaz sekondat e fundit. Ju lutem respektoni punën që kam bërë jashtë kafazit. Jam këtu, jam gati”, u shpreh McGregor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat