Hetemi e nis me sukses vitin 2018

Boksi

Hetemi e nis me sukses vitin 2018

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 14:50
Pamje nga një meç

Elvis Hitman Hetemi i cili ka lindur në Vushtrri por që ushtron dhe vepron në Gjermani e ka nisur me sukses vitin 2018 edhe atë me fitore bindëse ndaj Stanislav Eschner i cili vinte nga Çekia dhe kështu ka arrit deri tek fitorja e 12-të në boksin profesionist. Ai për “ArenaRing” u shpreh i kënaqur me atë që tregoi në ring ndërkohë që ka zbuluar edhe qëllimet për vitin 2018. “I pari që më uroj për ndeshjen e suksesshme ishte trajneri si dhe më lavdëroi për stilin që e përdora në ring. Falinderoi familjen që më mbështet shumë si dhe shoqërinë. Falinderim special kam edhe për ambasadorin e Kosovës, Astrit Zemaj që erdhi për të përcjell ndeshjen”, tha Hetemi duke shtuar se shumë shpejt do paraqitet sërish në ring. “Me stafin tim profesional jemi duke i shqyrtuar disa oferta dhe shpejt do të dal me emrin e kundërshtarit të radhës. Momentalisht jam i motivuar maksimalisht dhe uritur për suksese të reja”, deklaroi Elvisi. Ndryshe, cekim se ai në Gjermani përveç ushtrimeve intensive ndjek edhe studime. “Paralel ne boksin jam në studime dhe ketij sektori i jap rëndësi siç boksit qe te me ec mbar dhe pas 2-3 viteve të jam gati për sfida evropiane por edhe botërore”, deklaroi Hetemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat