Maloku përplaset me Kordën

Boksi

Maloku përplaset me Kordën

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 12:50
Ilustrim

Boksieri nga Vushtrria Kamer Maloku që jeton dhe vepron në Karlsruhe të Gjermanisë, do të boksoj për titullin e mjeshtrit të Europës GBU në Rastatt kundër Attila Korda.

Korda ka 20 luftëra në karrierë profesionale, 13 fitore dhe 7 humbje.

Meçi do të zhvillohet në qytetin Rastatt afër Karlsruhe në  Altrheinhalle Plittersdorf (19.00). Halit Nezaj menaxher i mediave dhe marketingut për Kamer Malokun thotë: “Gjatë karrierës së kundërshtarit të Malokut  e kam përcjell në meçe live, është një boksier jo edhe aq i fortë për fitore, duke e njohur Malokun që synon edhe titujt e tjerë në vazhdim”. Nezaj thotë se “unë i kam zgjedhur disa boksier dhe kikboksier të veçantë që i menexhoj në media dhe marketing vetëm ata që ja vlejnë  sepse është me të vërtet një mundi i madh e njëri nga ata është edhe boksieri Kamer Maloku.  Unë besoj që ky boksier do ec rrugën ngadalë dhe me hapa të sigurt si Shefat Isufi me fitore të njëpasnjëshme. Maloku është i përgatitur shumë mirë fizikisht dhe psikikisht për këtë titull. Ky titull do i hap rrugët për titujt tjerë dhe për atë ka një rëndësi të fitohet në natën 17 marsit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat