Jakaj: Do ta mposhti serbin për Pavarësinë e Kosovës

Boksi

Jakaj: Do ta mposhti serbin për Pavarësinë e Kosovës

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 11:59
Bernardin Jakaj

Boksieri profesionist, Bernardin Jakaj, në çdo meç po e tregon vlerën e tij. Ai më 17 shkurt në Vjenë do të ketë ndeshjen e tij më interesante në karrierë, sepse do të ndeshet me boksierin nga Serbia, Stefan Paunoviç. Jakaj për “ArenaRing” tha se do të bëj çmos të vjen deri tek triumfi sepse dëshiron të festoj me këtë fitore të madhe edhe Pavarësinë e Kosovës.

“Në ditën kur do të ndeshem do të jetë dita e Pavarësisë së Kosovës, kështu që unë fitoren dua t’ia dedikoj vendit tim që ka një histori të dhimbshme”, tha Jakaj, duke shtuar se përgatitjet për këtë duel i ka zhvilluar në klubin “Ring Frei”.

“Për këtë përballje jam përgatit në klubin Ring Frei dhe ndihem shumë mirë si në aspektin psikik ashtu edhe fizik, ndërkohë që nuk po më mungon as motivimi maksimal që kam. Kundërshtari im është 22- vjeçari nga Serbia, Stefan Paunoviq i cili ka përvojë të madhe në kick-boks por edhe në boks dhe mezi po pres këtë ndeshje kundër një serbi”, tha Jakaj i cili do të zhvilloj ndeshjen e katërt si profesionalist. Deri më tani ai po shënon vetëm fitore andaj presim që ky kampion të vazhdoj me sukseset e tija edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat