Rikthehet meçi McGregor – Mayweather?

Boksi

Rikthehet meçi McGregor – Mayweather?

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 22:03
Conor McGregor e Floyd Mayweather

Conor McGregor e Floyd Mayweather janë në bisedime për një rimeç me vlerë 500 milion dollarë.

McGregor e Mayweather, të cilët u ndeshën në duel boksi në gusht të vitit të kaluar, janë në bisediem për një ndeshje rimeçi, kësaj radhe në MMA, sipas talkSPORT.

Në duelin e zhvilluar në Las Vegas gusht të vitit të kaluar, McGregor u mposht në ring nga Mayweather në rundin e 10-të, derisa kësaj radhe meçi mund të zhvillohet në arenën e preferuar të McGregorit.

Vlera e një rimeçi të mundshëm në mes të Conor McGregor e Floyd Mayweather, do të kapte shifrën marramendëse të 500 milionë dollarëve [360 milionë funte].

Mayweather “heshti” McGregorin në duelin e boksit të zhvilluar më 26 gusht

Sipas Jim White të talkSPORT, dyshja janë në diskutim e sipër rreth një rimeçi potencial në MMA [arte marciale të përziera], dhe beson se dueli do të ndodhë.

Mayweather ka lënë të kuptohet se mund të jetë i gatshëm të bëjë debutimin e tij në tetëkëndësh, kur postoi një video të tij duke u futur në kafazin e MMA muajin e kaluar.

Ndërkaq, komentatori i MMA Joe Rogan ka pohuar se Mayweather tashmë është në bisedime me presidentin e UFC, Dana White, rreth një marrëveshje të mundshme ‘miliarda dollarëshe’ për një duel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat