Parker: Dua të tregoj se sa vlej dhe t’i them Joshua se flet shumë

Boksi

Parker: Dua të tregoj se sa vlej dhe t’i them Joshua se flet shumë

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 17:45
Parker e Parker

Më 31 mars, në “Principality Stadium” të Kardifit do të zhvillohet sfida e madhe e peshave të rënda në boks mes dy boksierëve kampionë bote, Anthony Joshua dhe Joseph Parker. Një duel që pritet me interes, pasi do të sjellë unifikimin e titujve kampionë. Boksieri neo-zelandez Joseph Parker ka bërë me dije se po përgatitet mirë dhe se synon fitoren dhe t’i marrë Joshua titujt kampionë bote, që për të janë më të rëndësishmit. 26-vjeçari ndodhet në vendlindje për të përgatitur këtë event të madh dhe shrpehet se është i motivuar përballë britanikut, shkruan telesport.

“Nuk mendoj se është fama ajo që unë kërkoj nga kjo sfidë, por titujt kampionë bote që mban Joshua. Unë synoj titujt, që janë objektivi im kryesor dhe jo paratë. Këto të fundit janë rrjedhojë e fitores që do të arrij në këtë përballje. Jam shumë i motivuar, pasi dua të tregoj se sa vlej dhe t’i them Joshua se flet shumë”, u shpreh Joseph Parker, kampion bote i kategorisë WBO, i pamposhtur në ring (24 fitore). Ndërsa boksieri Anthony Joshua mban titujt e kategorive IBF dhe WBA, por edhe britaniku është i pamposhtur në ring (20 fitore).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat