Dreshaj: Përvoja e Krasniqit, faktori kryesor kundër polakut

Boksi

Dreshaj: Përvoja e Krasniqit, faktori kryesor kundër polakut

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 15:24
Pamje nga një meç i Haxhi Krasniqit

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Haxhi Krasniqi, është i gatshëm në çdo aspekt për meçin kundër polakut Bartlomiej Grafka, e cila do të zhvillohet nesër në “Gas Arena” në Halle të Gjermanisë. Krasniqi është në top-formë dhe synon fitore, e cila do të ia hapë rrugët drejt titullit të kampionit të botës në versionin WBO në kategorinë super të mesme. Boksieri nga Juniku ka përvojë të madhe dhe është më së i bindur në fitore. Këshilltari i Haxhiut, Luan Dreshaj, tha se është atmosferë shumë e mirë para këtij meçit. Përveç meçit të Krasniqit, janë në program edhe dy meçe tjera të boksierëve shqiptar. 

Image

Luan Dreshaj

Krasniqi dy herë ka luftuar për titullin e botës, herën e parë me 22 prill të vitit 2013, kur pas një luftë të madhe pësoi humbje nga uellsiani Nathan Cleverly, ndërsa me 21 mars të vitit 2015 u ndesh me gjermanin Juergen Braehmer, po ashtu në meçin për titull të botës në kategorinë gjysmë të rëndë në versionin WBA. Krasniqi për shkak të çarjes së buzës ishte detyruar ta ndërprenë meçin pas përfundimit të rundit të nëntë. Junikasi i ka synimet e qarta, fitore dhe vetëm fitore dhe të futet në rrugën drejt titullit të botës. Kudo që janë shqiptarët me padurim e presim këtë sfidë të Krasniqi dhe të bindur në fitore. Në “Gas Arena” në Halle pritet atmosferë madhështore dhe numër i madh i bashkatdhetarëve tanë, në përkrahjen e trimit tonë.

“Bota sot”: Luan, cila është atmosfera para meçit mes boksierit Haxhi Krasniqit dhe polakut Bartlomiej Grafka?

Luan Dreshaj: Mezi po e presim këtë duel, pasi që u bë kohë e gjatë pa boksuar Haxhiu. Kërkesa edhe për këtë duel është shumë e madhe nga tifozët shqiptar kudo.

“Bota sot”:  : Meçi zhvillohet në “Gas Arena” në Halle të Gjermanisë, a shpresoni se salla do të jetë e stërmbushur me shqiptarë?

Luan Dreshaj: Besoj që po, aty madje i kemi gjithsej tri duele shqiptare. Krahas Haxhiut do te boksojnë edhe Jurgen Uldedaj dhe Elvis Hetemi. Por ka edhe shumë duele të tjera dhe normalisht edhe shumë tifoz gjerman.

“Bota sot”: Krasniqi është favoritë, ku e veçoni apo cilat janë përparësitë ndaj kundërshtarit?

Luan Dreshaj: Përvoja e Krasniqit është faktori kryesor, por Grafka nuk është për t’u nënvlerësua edhe se rekordi i tij nuk duket shumë pozitive. Humbjet e tij gjithnjë kanë qenë ndaj super boksierëve, kurse disa herë ka befasuar edhe boksier të talentuar.

 “Bota sot”: Fitorja kundër polakut në një formë hapë edhe rrugën drejt titullit të botës në versionin WBO në kategorinë super të mesme?

Luan Dreshaj: Një fitore me 3 shkurt do të thotë se vjen shumë shpejt një duel për ndonjë titull të mirënjohur.

“Bota sot”:  Ju si këshilltar i Haxhiut, cila është porosia për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë e veprojnë?

Luan Dreshaj: Shpresoj që të gjithë do të përcjellin këtë mbrëmje boksi e cila transmetohet live në SuperSport që nga ora 20:00. Është vërtet shumë gjë e bukur, që tri duele shqiptare të zhvillohen në një mbrëmje të organizuar nga një promotor i madh i Gjermanisë dhe e tëra mund të ndiqet live në shumë kanale televizive botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat