Kosova me katër boksierë në Hungari

Boksi

Kosova me katër boksierë në Hungari

Nga: K.G. Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 11:06

Zyra e Federatës së Boksit të Kosovës, bëri të ditur, se me katër boksierë do të marrin pjesë në turneun ndërkombëtar “Bocskai Istvan Memorial”, që mbahet me 6-11 me shkurt në Debrecen të Hungarisë.

“Është ndër turnetë më të mëdhenj në Evropë dhe synojmë rezultate sa më të mira. Kosova do të përfaqësohet me boksierët Violant Sylejmani (64 kg), Taulant Sejfijaj (69 kg), Fisnik Muharremi (81 kg), Donjeta Sadiku (60 kg), ndërsa me boksierë është përzgjedhësi Shefki Bogujevci, trajneri Besim Brahimi dhe gjyqtari Latif Demolli”, bëhet e ditur nga federata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat