Parker e ka taktikën për Joshuan

Boksi

Parker e ka taktikën për Joshuan

Më: 30 janar 2018 Në ora: 10:47
Jozeph Parker nga një meç

Boksieri Jozeph Parker (24 fitore e asnjë humbje si profesionist), përgatitet për duelin e 31 marsit ndaj Anthony Joshua, ku do të mbrojë titullin kampion bote të peshës së rëndë (kategoria WBO), një përballje ku do të bëhet unifikimi i titujve kampionë (Joshua mban titujt e kategorive IBF dhe WBA). Neo-zelandezi ka deklaruar se nuk ka nevojë të stërvitet me ish-kampionin e botës Tyson Fury, që ofroi ndihëmn e tij.

“Dua të zhvilloj një duel që të jetë i shpejtë. Do të përdor të gjithë aftësitë e mia për të mundur Joshua, do të jem i shpejtë në ring, do të lëviz dhe do të përdor çdo kënd të mundshëm për ta grushtuar rivalin britanik. Kjo do të jetë taktike ime ndaj Joshua”, u shpreh Parker, që shprehet se ka gjetur edhe boksierin me të cilin do të stërvitet, që I përshtatet karakteristikave të rivalit. Dueli Joshua-Parker do të zhvillohet në Cardiff.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat