Ronda Rousey mohon kalimin në WWE, nis xhirimet e një filmi në Kolumbi

Boksi

Ronda Rousey mohon kalimin në WWE, nis xhirimet e një filmi në Kolumbi

Më: 28 janar 2018 Në ora: 09:02
Ronda Rousey

Kush priste që Ronda Rousey të debutante këtë fundjavë në “Royal Rumble” në sportin e WWE (World Wrestling Entertainment) gabohet, pasi ikona e arteve marciale mikse ende nuk ka vendosur të ngjitet në ring për të debutuar aty. Ish-kampionia e botës në UFC ka deklaruar sot se nuk ka firmosur asnjë kontratë për të kaluar në WWE edhe pse kërkesat nga ky sport janë të mëdha.

“I vlerësoj të gjitha fjalët e mia, por nuk ka firmosur gjë dhe aktualisht jam duke u nisur për udhëtim në Kolumbi, për të përfunduar xhirimet e filmit “Mile 22”, ka thënë sot për televizonin amerikan TMZ ish-sportistja e arteve marciale mikse Ronda Rousey, duke deklaruar se nuk do të jetë në eventin e “Royal Rumble që zhvillohet ditën e diel në Philadelphia.

 

 

¡Hola Bogota! #mile22

A post shared by rondarousey (@rondarousey) on

“Nuk kam firmosur asnjë letër edhe pse njerëzit flasin shumë thashetheme. Asnjë firmë në letër nga ana ime”, tha më tej Rousey, që ka postuar më pas në faqen e saj zyrtare “Instagram” edhe një foto nga Bogota, në Kolumbi, ku ndodhet për xhirime. Ajo nuk zhvillon një sfidë që prej 30 dhjetorit 2016, kur humbi duelin me Amanda Nunes dhe nuk dihet se në cilën disiplinë sportive do të jetë e ardhmja e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat