Bëhen bashkë Aziz Salihu dhe Xhevdet Peci, dikur mbani në ethe rreth 22 milionë banorë

Boksi

Bëhen bashkë Aziz Salihu dhe Xhevdet Peci, dikur mbani në ethe rreth 22 milionë banorë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2018 Në ora: 14:48
Bëhen bashkë Aziz Salihu dhe Xhevdet Peci

Klubi i boksit Prishtina ka qenë klubi më i suksesshëm në historinë e sportit të Kosovës. Pesë herë kampion e gjashtë herë nënkampion i shtetit që nuk ekziston, Jugosllavia.

Një fakt tjetër interesant se dy asat e boksit bëhen bashkë: Aziz Salihu dhe Xhvdet Peci, të cilët dikur mbani në ethe rreth 22 milionë banorë sa kishte ish RFSJ në vitet e 80-ta. Kush thotë se janë armiqtë asat, ku shihen në foto duke bashkëkuvenduar për të ardhmen e boksit.

“Me legjendat e boksit shqiptar Aziz Salihu, Xhevda Peci, kampionët e vetëm të shumëfishtë ish-Jugosllavia dhe boksierët e mirënjohur gjeneratës së artë, Haki Peci dhe Naser Bajrami, duke biseduar të kaluarën e bujshme te asaj kohe, ku e dridhnin një shtet mbi 25 milion banorë”, shkruan Reshat Salihu, vëllai i Azizit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat