Daniel Cormier zbulon datën e tërheqjes: Do të dueloj deri sa të jem 40 vjeç

Boksi

Daniel Cormier zbulon datën e tërheqjes: Do të dueloj deri sa të jem 40 vjeç

Më: 23 janar 2018 Në ora: 19:22
Daniel Cormier, kampion bote në UFC në peshën “light heavyweight”

Sportisti amerikan i arteve marciale mikse Daniel Cormier, kampion bote në UFC në peshën “light heavyweight”, ka deklaruar sot se ka ndërmend të duelojë sërish në kafaz deri në moshën 40-vjeçare. Çka do të thotë se 39-vjeçari do të duelojë të paktën edhe një vit. Të dielën ai mbrojti titullin kampion bote të peshës së tij, pas fitores “KO teknik” në raundin e dytë ndaj Volkan Oezdemir në UFC 220, event që u zhvillua në Boston, duke korrur suksesin e 20-të në kafaz, ku ka edhe 1 humbje dhe 1 ndeshje pa rezultat.

Në këtë event, ai vërtetoi se është një kampion i peshës së tij dhe se Jon Jones është i mirëpritur në kafaz edhe për një vit para se të tërhiqet. “Marsi vjen shpejt, do të mbush 39 vjeç dhe që nga ajo ditë do të kem edhe 12 muaj në dispozicion për të dueluar sërish. Pasi të mbush 40 vjeç, nuk do të ngjitem më në kafaz, nuk kam ndërmend të kthehem pas, për mua do të jetë fundi i karrierës pas një viti”, u shpreh Daniel Cormier, që shtoi se pas 10 vitesh në artet marciale mikse është koha për t’u tërhequr, ndoshta me titullin kampion në brez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat