Zyrtare: Krasniqi më 3 shkurt kundër polakut Grafka

Boksi

Zyrtare: Krasniqi më 3 shkurt kundër polakut Grafka

Më: 23 janar 2018 Në ora: 16:17
Robin Krasniqi

Robin Krasniqi ka njoftuar se me 3 shkurt do të boksojë kundër kampionit të Polonisë, Bartlomiej Grafka

Boksieri kosovar, Robin Kransiqi do të boksojë kundër polakut, Bartlomiej Grafka, me të cilin do të takohet me 3 shkurt në Halle të Gjermanisë.

Lajmi është konfirmuar nga Krasniqi me anë të një postimi në Facebook.

“Robin Haxhi Krasniqi më 3 shkurt 2018 do të përballet me kampionin aktual të Polonisë Bartlomiej Grafka. Dueli Krasniqi vs Grafka mbahet në Halle an der Saale, në lindje të Gjermanisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Grafka gjatë karrierës së tij është përballur dy herë edhe me boksierin tjetër shqiptar, Naim Tërbunja, nga i cili është mposhtur dy herë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat