Goditje e rëndë për boksin!

Boksi

Goditje e rëndë për boksin!

Nga: K.G. Më: 2 janar 2018 Në ora: 10:49
Donjeta Sadiku

Boksi ka përjetuar goditjen më të rëndë që nga koha kur është pranuar në mekanizmat ndërkombëtar përkatësisht në Federatën e Europiane të Boksit (EUBC) dhe në Federatën Botërore (AIBA). Sepse nuk iu lejua talentes më të madhe të boksit në vendin tonë, Donjeta Sadiku, të marrë pjesë në Kampionatin Botëror për juniore, që u mbajt me 19-26 nëntor të vitit të kaluar në Indi.  Kjo ndodhi për shkak se shteti Indisë nuk i njeh pasaportat e Kosovës, kështu që ia ndaloi Donjetës të futet në territorin të saj. Një akt i paprecedent nga India dhe neveritës. Megjithatë, drejtuesit e FBOXK-së u shprehen, se do të punojnë që të ardhmen mos të ndodhin pengesa të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat