Atë që nuk e bën gjahtarët bullgarë e bëri Latifi me goditje duke vrarë 4 derra

Boksi

Atë që nuk e bën gjahtarët bullgarë e bëri Latifi me goditje duke vrarë 4 derra

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 19:06
Latif Demolli

Udhëtimet e gjata nuk shkojnë nganjëherë ashtu siç planifikon dhe ndodhë që edhe të hasësh në ndonjë të papritur siç i ndodhi gjyqtarit ndërkombëtar të boksit, Latif Demolli. Gjyqtari dhe zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, ende e kujton ditën e shëmtuar të shtatorit të sivjetshëm, kur në orët e mesnatës ndeshet me një kope derrash të egër. “Duke u kthyer rrugës për Kosovë nga Kampionati Evropian për të rinj gjatë muajit shtator, më ndodhi e papritura dhe as në ëndërr nuk e kisha pa.

Image

Në Albena të Bullgarisë, në afërsi të Sofjes, rreth orës 02.30 të mesnatës, më doli befasisht nga pylli një kope derrash të egër nga pylli. Unë isha duke ngas  makinën dhe në pamundësi të frenimit, godita kopenë dhe vrava 4 derra të egër”, tregon Demolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Demolli tregoi se kush ishin në makinë dhe cili u frikësua më shumë. “Në makinë ishte selektori Shefki Bogujevci (vëllai i Mehmetit) dhe boksierët Edonis Maliqi e Drilon Thaçi, si dhe unë shofer. Momentin kur e goditëm kopenë e derrave brenda makinës u krijua një shqetësim dhe frikë deri në palcë, sepse nuk e dinim çfarë ndodhi. Ishte diçka e papritur, ndërsa shpejtësia e makinës ishte mbi...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Vitit të Ri në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe në Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat