Demolli nervozohet me Qeverinë indiane

Boksi

Demolli nervozohet me Qeverinë indiane

Nga: Kemajl Goca Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 17:43
Pamje nga takimi me Federatën e Boksit Shqiptar

Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, është i nervozuar me Qeverinë e Indisë, që nuk e pajisi me vizë indiane boksieren e kombëtares së Kosovës, Donjeta Sadiku. Ajo nuk mund të garojë në Kampionatin Botëror për juniore, për faktin se shteti indian nuk i njeh pasaportat e shtetit tonë.  “Për sivjet mori fund, por Kampionati Botëror për femra - seniore 2018, është prapë në Indi dhe Donjeta nga viti i ri është seniore. Besojmë edhe pjesëmarrëse në këtë kampionat dhe për këtë arsye po ju rrimë gati dokumentacionit më herët. Qeveria e Indisë nuk është dakorduar që Donjeta Sadiku dhe ekipit pjesëmarrës ti lejohen vizat për hyrje në Indi. Jemi ardhur në Tiranë ne në presidencë të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, me vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj per t’u pajisur me pasaporta Shqiptare dhe mos te kemi problem më me viza. Presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florend Kalivopulli  na përkrah dhe mbështet për marrjen e pasaportave Shqiptare”, tha Demolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat