Boksierja e kombëtares së Kosovës, Donjeta Sadiku, është stërvitur për muaj të tërë dhe në fund, nuk ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen shkaku i vizave.
Hyrja në Indi ka qenë e pamundur të sigurohet edhepse për këtë çeshtje janë ngritur në këmbë edhe AIBA dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
As tendenca e Komitetit Olimpik Indian për të bindur qeverinë e këtij vendi, nuk ka mjaftuar për të bindur indianët, ta lejojnë delegacionin e Kosovës.
“Donjeta është jashtëzakonisht e zhgënjyer. Është bërë mund e sakrificë për të arritur deri këtu e tash i mohohet kjo gjë shkaku i vizës. Deri kur do të jenë të izoluar sportistët kosovarë?” - ka thënë trajneri i saj Besim Brahimi, raporton sport plus.