Donjeta synon të artën në Sofje

Boksi

Donjeta synon të artën në Sofje

Nga: K.G. Më: 17 tetor 2017 Në ora: 11:18
Besim Brahimi, Donjeta Sadiku e Latif Demolli

Boksierja e kombëtares së Kosovës, Donjeta Sadiku, ka udhëtuar për në Sofje, për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar ’Balkan’ në konkurrencën e femrave. “Kosova përfaqësohet nga boksierja e mirënjohur 60 kg Donjeta Sadiku, nënkampionia e botës për juniore në vitin 2015 dhe kampione e Evropës për të reja në vitin 2016, si dhe nënkampione e Evropës për të reja gjatë këtij vitit. Përzgjedhësi Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar, do të jenë në ekspeditë së bashku Dopnjetën. Donjeta Sadiku dy vite me radhë ka fituar medaljen e artë në këtë turne të madh dhe sërish synon të artën. Ky turne është i mirëseardhur për kampionatin Botëror që mbahet me 19 - 26 nëntor, ku Donjeta  synon titullin e botës”, bëhet e ditur nga FBOXK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat