McGregor: Arbitri më tha të kisha kujdes

Boksi

McGregor: Arbitri më tha të kisha kujdes

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 16:37
Conor McGregor gjatë një meçi

Conor McGregor ka zbuluar se do të ishte gjobitur me 10 milionë euro nëse do të shkualifikohej nga supersfida e shekullit ndaj Floyd Mayweather në gusht.

Ikona e UFC e humbi ndeshjen e boksit pasi u ndal në raundin e 10-të në Las Vegas, por kishte shumë njerëz që paralajmëronin se McGregor do të përdorte lëvizje të paligjshme për t’u bërë boksieri i parë që mund pesë herë kampionin e botës.

Por ai iu përmbajt rregullave, dhe tani është shprehur se nëse nuk do ta kishte bërë, do të paguante një shumë të kripur.

“Arbitri më tha të kisha kujdes pasi do të më hiqeshin pikët menjëherë. Dhe nëse skualifikohesha, kisha një gjobë 10 mln euro.

“Gjithë këto gjëra i bënin pasi mendonin se unë nuk po e merrja seriozisht.

“Por unë kam pasur një arbitër të kalibrit të lartë në muajt që jam stërvitur. Unë po punoja shumë, dhe i kam dhënë shumë respekt rregullave dhe disiplinës. Dhe prisja që edhe ata të më respektonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat