Gjyqtari ndërkombëtar tregon: A ishte në nokdaun apo nokaut Milaim Zeka

Boksi

Gjyqtari ndërkombëtar tregon: A ishte në nokdaun apo nokaut Milaim Zeka

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2017 Në ora: 12:38
Gjatë rrahjes Krasniqi e Zeka

Të premten që lamë pas, në orën e pasdites së vonshme, në studion e “Klan Kosova” janë përleshur deputetët e Republikës së Kosovës, Frashër Krasniqi (Vendvendosje) dhe Milaim Zeka (Nisma për Kosovën). Krasniqi ka humbur nervat pas shumë fyerjeve nga ana e Zekës, dhe pa një pa dy e hodhi gotën me uji në drejtim të deputetit të Nismës, ndërkohë edhe ky i fundit ia ka kthyer me hedhje shishe. Krasniqi ngritët në këmbë dhe e goditi dy herë në fytyrë Zekën, por fatmirësisht i ndanë dhe nuk kaloi edhe në përmasa  më trishtuese! Megjithatë, kjo përleshje është komentuar shumë në opinion dhe disa pyesin se çfarë stili i boksit ka qenë ai dhe a ishte Zeka në nokdaun a nokaut? Latif Demolli, gjyqtar ndërkombëtar i boksit tregon se a ishte apo jo në nokdaun apo nokaut Zeka. Bile Demolli i ka preferuar Krasniqit e Zekës ta vazhdojnë karrierën e tyre jashtë politikës, se do të ishin më të suksesshëm sidomos në sporte ekstreme!

Image
Latif Demolli

“Ato grushte kenë për nokdaun dhe jo për nokaut.  Stili i tyre është për sporte ekstreme sidomos për ato të kafazit! Aty mund të sjellësh sa të duash me grushte e shqelma, sepse nuk ka stil boksi aty. Boksi është sport i pastër”, thotë Demolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Sipas tij, Krasniqi e Zeka kanë ngatërruar profesionin, sepse janë shumë të mirë për sporte ekstreme. “Ata nuk janë për deputet, as me udhëheq shtetin, janë jashtëzakonisht të mirë për sporte ekstreme e me ndezë atmosferën. I kisha preferuar me shkuar në sporte ekstreme, sepse fjalori i tyre u përshtatet shumë këtyre sporteve, edhe pse i respektoj shumë si Zekën si Krasniqin”, tha Demolli, i cili është gjyqtar me përvojë të madhe dhe i vetmi në vendin tonë me licencë të EUBC-së dhe AIBA-s. Ai deri me tash ka ndarë drejtësinë në garat e ndryshme të nivelit ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat