Vëllai i Aziz Salihut trajner në përfaqësuesen e Maqedonisë

Boksi

Vëllai i Aziz Salihut trajner në përfaqësuesen e Maqedonisë

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 14:11
Faton Salihu

Ka përfunduar mbledhje e Këshillit drejtues pranë Federatës së Boksit të Maqedonisë ku u arritën edhe disa ndryshime. Njëra prej ndryshimeve më interesante është se nga tani trajner për seniorë emërua ish kampioni evropian, Faton Salihu, kurse për seleksionues i kësaj kategorie do të jetë Petar Curlinov. Po ashtu ndryshime ka pasur edhe për trajner tek kadetët e juniorët ku tani do ti drejtojnë Oliver Stankov, ndërsa për të rinjtë do të jetë, Ilija Mladenovski, bëhet e ditur nga Arena Ring.

Liga u vendos që të zhvillohet në muajin shtator ku klubeve do iu paguhen harxhimet e rrugës si dhe ushqimi pas çdo xhiroje. Poashtu, Këshilli drejtues vendosi që boksierëve ti paguhen sigurimet dhe kontrollet mjekësore. Nga ana tjetër, është hapur tani më tenderi për të furnizuar me veshje sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat