Kicaj zbulon datën e lamtumirës

Boksi

Kicaj zbulon datën e lamtumirës

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 10:44
Ilustrim

Ish kampioni i botës, Mustafë Kicaj, për “ArenaRing” ka zbuluar se në muajin korrik do të zhvilloj ndeshjen e tij lamtumirës, kurse ky eveniment do të zhvillohet më 28 korrik vitin e ardhshëm në Prishtinë. Poashtu ai zbulon se do të vazhdoj të organizoj evenimente humanitare. “Pas organizimit që e zhvillova në Prishtinë në kuadër të ICF, unë nuk do ndalem këtu, do të vazhdoj që të organizoj aktivitete të tilla, tani në plan kam një organizim të madh në Ferizaj, Pejë, Prizren, Tiranë, Shkup si dhe ju njoftoj nga tash se më 28 korrik vitin e ardhshëm unë do të zhvilloj në Prishtinë ndeshjen time lamtumirës dhe të gjitha mjetet nga ky evininemt do shkojnë për fëmijë me aftësi të kufizuara”, pohoi Kicaj.

Ai poashtu tha se me 28 prill 2018 në Eishalle në Efretikon të Zvicrës do të organizoj një eveniment të Thai Boxit dhe po ashtu një pjesë e mjeteve të fituara do të shkojë sikurse çdo vit për hulumtimin e kancerit si dhe një pjesë për fëmijët me nevoja të posaçme të Kosovës. “Kam pasur shumë përkrahje të madhe nga mediat në Kosovë dhe për këtë falënderoi  Avdyl Salihun i cili ishte përgjegjës, ky interesim mua më ka dhënë një motiv shtesë që aspak mos të ndalem dhe mjetet e fituara si në Zvicër ashtu edhe në Kosovë ti ndaj për popullin tim në Kosovë, në këtë rast për fëmijët me nevoja të posaçme”, përfundoi  Kicaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat