Xhevdet Peci: Kurrfarë faji nuk ka ministria, faji është te bordi i Federatës

Boksi

Xhevdet Peci: Kurrfarë faji nuk ka ministria, faji është te bordi i Federatës

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2017 Në ora: 17:23
Xhevdet Peci

Ish përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në boks (meshkujt), Xhevdet Peci, kritikon bordin e Federatës së Boksit të Kosovës dhe e fajëson për mos angazhim për të siguruar mjete financiare për boksieren Donjeta Sadiku. “Kurrfarë faji nuk ka ministria e sportit, në qoftë se janë mjete pak, nuk u dashtë me nënshkruar fare. Tjetra për çka ekziston bordi i Federatës, për me siguruar mjete financiare, jo me dalë nëpër televizione me gënjeshtra.

Vjen koha edhe me fol zyrtarisht për keqpërdorime të mjeteve të ministrisë së sportit që i ka bërë federata. Unë kam qenë prezent dhe i di të gjitha gjërat shumë mirë. Mos të ankohen në ministri, por fajin e kanë vetë. Nuk janë gjendje të gjejnë një donatorë apo lekë me pru ky bord i federatës”, thotë Peci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat