Me sporte luftarake jemi numër një në Botë! Xhudistja Majlinda Kelmendi është kampione olimpike dhe nuk ka trofe që nuk ka në vitrinat e saja. Hapave të saja konsiderohet se po shkon edhe Donjeta Sadiku, boksiere që ka një shikim të mprehtë të një luftëtare shkatërruese që e zbuloj e formoj ish-boksieri i Prishtinës, Besim Brahimi, ndryshe vjen nga rajoni i Gollakut dhe aktualisht është trajner i KBOX Gollakut e selektor i kombëtares së Kosovës për femra. Brenda tre vjetësh Donjeta shkëlqeu kudo që shkoi dhe shumë rivale ia kanë frikë t’i dalin në mejdan.
Donjeta është nënkampione e Botës për juniore në vitin 2015, pastaj kampione e Evropës për të reja në vitin 2016 dhe të shtunën që e lamë pas nënkampione e Evropës për të reja. Besimi po e përgatitë një luftëtare shkatërruese për Olimpiadën përkatësisht për Tokio 2020. Donjeta po ia kthen shkëlqimin boksit dhe në fakt, falë punës së palodhshme të Besim Brahimit.