Kryetari i FBOXK-së: Deri kur neglizhenca për përkrahje e sportistëve nga Ministria e Sportit

Boksi

Kryetari i FBOXK-së: Deri kur neglizhenca për përkrahje e sportistëve nga Ministria e Sportit

Nga: K. Goca Më: 6 korrik 2017 Në ora: 19:39
Ramadan Selimi

Kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Ramadan Selimi, kritikon Ministrinë e sportit, sipas tij deri kur nuk i përkrah sportistët kulminant. Ai e ka fjalën për boksieren e talentuar Donjeta Sadikun, e cila është në finalen e Kampionatit Evropian për të reja dhe lufton për të mbrojtur titullin e fituar një vit më parë. “Deri kur Ministria e sporteve të mos neglizhoj përkrahjen e sportistëve kulminant te Kosovës! Edhe një fitore e Donjeta Sadikut ne Kampionatin Europian e cila e siguroj Medaljen e Argjend dhe meçin e fundit do lufton për të Artën! Kjo vajzë po triumfon në gara Nderkombëtare, prandaj duhet një kujdes me i madh për këtë shpresë olimpike e cila është duke shkuar hapave të Majlindës, por kjo në një sport tjetër! Neglizhenca për përkrahje nga Ministria e Sportit është për t’u çuditur pasi që Donjetës ende nuk ju kanë nda mjetet e dedikuara për përgatitje e as për pjesëmarrje në këtë Kampionat, prandaj me parat e huazuara po e përballon këtë sfidë financiare!

Vallë deri kur kështu sportistet tanë kulminant të kenë këso probleme rreth gjërave me elementare!”, shkruan Selimi në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat