Presin konfirmimin nga Hungaria e Finlanda

Boksi

Presin konfirmimin nga Hungaria e Finlanda

Nga: K.Goca Më: 19 maj 2017 Në ora: 14:35
Pamje nga konferenca

Boksierët e Finlandës dhe të Hungarisë, ende nuk e kanë konfirmuar se do të marrin pjesë apo jo në turneun ndërkombëtar “Lah Nimani”, që mbahet me 27-28 maj, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

“Me rastin e organizimit të turneut të 9-të ndërkombëtar marrin pjesë 11 shtete, 9 prej tyre kanë konfirmuar ardhjen dhe presim këtë javë të dihet edhe për Finlandën dhe Hungarinë. Kosova do të përfaqësohet me 10 boksierë”, ka thënë Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës. Gjysmëfinalet zhvillohen me 27 maj (17.00) dhe një ditë më vonë edhe finalet (12.00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat