Zhuta po e përjeton në mënyrën më të mirë ëndrrën amerikane

Boksi

Zhuta po e përjeton në mënyrën më të mirë ëndrrën amerikane

Më: 18 prill 2017 Në ora: 16:21
Zhuta me trajnerin e tij

Kampioni i shumëfishtë i Maqedonisë dhe fituesi i shumë medaljeve vendore dhe ndërkombëtare, boksieri Fatlum Zhuta, po e përjeton në mënyrën më të mirë ëndrrën amerikane duke zhvilluar një jetë të shkëlqyer në vendin e mundësive ndërkohë që në mënyrën më të mirë po e krijon karrierën e tij të bujshme tani edhe në boksin profesionist. Portali për sporte luftarake “Arena Ring”, ka zhvilluar një bisedë me boksierin strugan, ku i njëjti u shpreh shumë i kënaqur që më në fund po e shijon jetën sportive.

Sa vite jeni në Amerikë dhe kush përkujdeset për ty ?

Zhuta: Në Amerikë jam që nga viti 2013 menjëherë pasi fitova medaljen e bronzet në turneun e fuqishëm evropian “Ahmet Comerc”. Erdha këtu sepse ky vend ti mundëson të gjitha andaj edhe unë kisha nevojë të ndryshoj jetën time duke filluar nga mënyra e jetesës e deri tek futja në boksin profesional, ku gjithnjë ka qen ëndrra ime dhe ja që këtë e realizova.

Kush po përkujdeset për ty ?

Zhuta: Tani jam në përkujdesën e trajnerit Daniel Choi, një korean qe me te kaluarën ka pas sukses te shkëlqyera, ku ka qen madje numri dy ne WBA dhe kuptohet kampion i Koresë.

Sa meçe i keni pasur deri tani:

Zhuta: Deri tani kam zhvilluar katër ndeshje, ku prej tyre tre ishin  fitore edhe atë më nokaut, kurse njëra ishte me barazim, ndryshe dy fitoret ne Alaska nuk janë te regjistruara ne borex.com.

Më 20 maj do të ndesheni me meksikanin Rafael Valencia, ku po i zhvillon përgatitjet dhe sa e njeh kundërshtarin tënd ?

Zhuta: Përgtatijet kryesisht po i zhvilloj në Anchore të Alaskës, kurse ndonjëherë udhëtoj edhe në Uashington për sparinge me boksier më cilësor dhe nën përkujdesën e trajnerit Bret Sumner i cili gjithashtu ishte kampion në të kaluarën. Por pëtgatitjet i zhvilloj edhe me Daniel Cho. Sa i përket kundërshtarit tim ai është një meksikan i cili si boksier është shumë i papërshtatshëm, por unë jam i përgatitur mirë kështu që besoj se do të arrij deri tek fitorja.

Cili është synimi juaj?

Zhuta: Synimi im gjithnjë ka qen që të arrij diku, sepse suksesi nuk ka fund por shpresoj që sinqerisht të arrij në nivele të larta edhe nëse jo do jam krenar me gjitë titujt që i kam fituar në të kaluarën. Dhe për ketë sinqerisht përshëndes dhe falënderoj menaxherin Bill McDonald për kujdesin dhe punën e palodhshme.

Përveç boksit me çfarë punë tjetër mirësh në Amerikë?.

Zhuta: Jeta në Amerikë është e shkëlqyer, por Struga nuk e zëvendësoj me asnjë gjytët në botë. Përveq boksit pjesën tjetër të kohës merem me punë dhe aktivitete që mi mundëson ky vend. Në fund dua ti falënderoj edhe familjes sime që gjithnjë më ka mbështet dhe ekipin tim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat